Melania “turpëron” sërish publikisht Donald Trump (Video)

284

Një tjetër video e presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, teksa kjo e fundit shfaqet duke e refuzuar sërish publikisht bashkëshortin e saj, teksa zbresin nga nga Air Force One.

E veshur me taka të larta dhe teksa pëpiqej që të mbante fustanin me dorën e majtë 50 vjeçarja nuk e lejoi Donald Trump që ta mbante për dore.

Kjo nuk është hera e parë që çifti është komentuar për refuzimin e shtrëngimit të duarve nga ana e Melania. Edhe në muajin janar, Melania tërhoqi papritmas dorën nga burri i saj, ndërsa po merrte pjesë në Kampionatin e Futbollit të Kolegjit në New Orlean.