Koronavirusi në Shqipëri, 119 raste të reja

248

Ministra e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 501 teste nga të cilat 119 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe dy persona, ndërsa janë shëruar vetëm 22, duke e çuar në 3816 numrin e atyre që kanë fituar betejën me koronavirusin.

Aktualisht, 117 persona janë duke u trajtuar në spitale, nga të cilët 5 ndodhen në intubim.