Klaudia Pepa më në fund bën ëndrrën realitet.

275

Prej vitesh, Klaudia Pepa e ka vendosur jetën dhe karrierën e saj në Itali. E kemi parë në emisione të ndryshme televizive, kryesisht të fokusuara te talenti i saj si balerinë. Këtë herë, ajo na ka dhënë lajmin se do e shohim në një fushë të re. Nëpërmjet disa postimeve Klaudia ka treguar se ëndrrat do i bëhen realitet pasi do të jetë aktore protagoniste në një film.

Bëhet fjalë për filmin thriller Reverse i cili do të nisë xhirimet sot në Abruzzo të Italisë. Klaudia do të jetë protagoniste në krahë të Beppe Convertini. Filmi flet për një vrasës serial që përdor gjithnjë një thikë blu. Pasi kapet, ai refuzon të rrëfehet derisa takohet me një inspektor policie, investigimet e të cilit nxjerrin çdo gjë në dritë.

Klaudia falenderon të gjithë ata që bënë të mundur që ëndrra e saj të realizohej dhe ne ta shihnim në një projekt filmik.