Gazetarja humbet ndjenjat gjatë transmetimit live (Video)

278

Një incident ka ndodhur sot gjatë emisionit të mëngjesit në televizionin grek ANT1. Prezantuesja Konstantina Klokotara u ndje keq dhe humbi ndjenjat duke u rrëzuar në tokë.

Gjithçka ndodhi gjatë transmetimit live. Dy bashkëprezantuesit e tjerë nxituan menjëherë të ndihmonin kolegen e tyre. Pas këtij incidenti, transmetimi televiziv u ndërpre për disa minuta. Gazetares iu dha ndihma e parë dhe aktualisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.