Dasmë në lokal, menaxherja i mbyll derën policisë por e pëson keq.

140

Një lokal në Shkodër është gjobitur me 10 milionë Lekë të vjetra pasi kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ të vendosur nga qeveria në kuadër të pandemisë.

Në momentin që forcat policore shkuan në lokal, menaxherja e këtij biznesi, 25 vjeçarja me iniciale EN mbylli derën kryesore për të mos lejuar uniformat blu që të hynin në ambientet e brendshme për kontroll.

25 vjeçarja u procedua në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, ndërsa lokali u gjobit me 10 milionë Lekë të vjetra gjobë.