Pas izolimit, shifra marramendëse divorcesh në Shqipëri.

55

Në fillimet e izolimit, një ndër temat që u diskutua gjatë ishte si do të ndikonte kjo situatë në çiftet shqiptare. Duke parë shembujt e vendeve që e kishin kaluar më parë, ekzistonin vetëm dy mundësi: një afërsi më e madhe mes tyre ose një ndarje. Shifrat dhe statistikat e post-izolimit kanë treguar se çiftet shqiptare kanë shkuar drejt divorcit.

Rihapja graduale në periudhën maj-korrik ka sjellë një pesëfishim të padive në gjykatë për zgjidhje martese. Në periudhën mars-prill u shënuan vetëm 72 kërkesa për divorc, ndërsa në 3 muajt e fundit kjo shifër ka shkuar në 353.

Krahas padive, ka pasur dhe një përshpejtim të përfundimit të proceseve të ndarjes për kërkesa të paraqitura më parë. Në 3 muaj janë përfunduar së trajtuari plot 247 raste.

Mbi 80% e kërkesave që janë regjistruar në gjykatë janë nga gratë dhe shkaku kryesor mbetet dhuna. Ky i fundit vazhdon të mbetet shqetësues si fenomen, duke pësuar gjithashtu rritje pasi në 3 muajt e fundit janë dhënë rreth 250 urdhra mbrojtjeje. Burimi: Ora News