Merr flakë një banesë.

297

Një zjarr ka rënë në një banesë në qytetin e Elbasanit, pranë stadiumit Elbasan Arena. Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.