Marrëveshja me Greqinë/ Policia postobllok në dalje të Bilishtit, kush lejohet të kalojë e kush jo

268

Dogana greke në pikën kufitare të Kapshticës është hapur sërish. Emigrantët jane larguar  pas disa oresh pritjeje ne temperaturat e larta. Ata shprehen të lehtësuar pas protestave dhe këmbënguljes për të mos u kthyer pas. 

Qindra automjete me gra e fëmijë, të moshuar e të sëmurë mundën të kalojnë kufirin pas vendimit të autoriteteve greke për të lejuar vetëm udhëtarët që gjendeshin në vargun prej 1 km të automjeteve.

Ndërkohë në dalje të qytetit të Bilishtit, është ngritur një postbllok që nuk lejon kalimin e autobusëve. Qindra qytetarë kanë nisur protestat kundër kësaj mase. 

Protesta pati edhe më herët gjatë ditës, pasi pala greke e mbylli doganën me argumentin se është plotësuar kuota për kalimin e vetëm 300 personave, në përputhje me kufizimet e vendosura.

Qytetarët u përplasën me forcat e policisë kufitare duke përgënjeshtruar pretendimin e tyre.