Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi “Miss Sllovakia 2020”

257

Në finalen e Miss Sllovakia 2020’ të mbajtur ditën e djeshme në Double Tree në Sllovaki, Leona Novoberdaliu u kurorëzua mbretëresha e re e bukurisë.

22 vjeçarja me origjinë shqiptare, por e lindur në Bratislava, dha një performancë të shkëlqyer gjatë konkurrencës me 11 finaliste të tjera.

Leona është ekonomiste e diplomuar në Kings College në Londër. Ajo aktualisht punon në një institucion financiar që merret me investime. Ajo hyri në konkursinMiss Sllovakia sepse ishte ëndrra e saj që në moshë të re, të cilën dëshironte ta realizonte.

Tashmë shqiptarja do të përfaqësojë Sllovakinë në Miss World 2020 me shpresën që të rrëmbejë edhe atje kurorën e më të bukurës në botë.