Fytyra nuk duhet larë në dush, dermatologët shpjegojnë arsyen.

270

Gjithkush ka rutinën e tij/e saj të dushit dhe produktet e preferuara. Disa njerëz pëlqejnë të fillojnë me larjen e flokëve dhe të tjerë preferojnë të fillojnë me trupin. Për shumicën e njerëzve, një pjesë e procesit është dhe larja e fytyrës, por kjo nuk është më e mira për lëkurën tuaj.

Arsyeja kryesore pse ju nuk duhet të lani fytyrën në dush është se njerëzit zakonisht përdorin ujë shumë më të nxehtë kur dushin, sipas Benjamin Garden, një dermatolog Amerikan. Ndjehet aq mirë në një ditë dimri të ftohtë ose pas një stërvitjeje të lodhshme, por uji i nxehtë është shumë i dëmshme dhe irrituese për lëkurën tonë, thotë ai.

Uji i nxehtë shkrin vajrat natyral në lëkurë. Dhe sa më i nxehtë të jetë uji, aq më shumë thahet lëkura. Plus, shumë ujë të nxehtë në fytyrë me kalimin e kohës gjithashtu mund të prodhojë pigmente të tepërta ose shenja në lëkurë. Pra, ai rekomandon veçanërisht njerëzit që janë të prirur për njolla në fytyrë të shmangin ujin e nxehtë.