Brunilda Lahe zbulon për herë të parë portretin ëngjëllor të së bijës.

369

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e bukur Hana.

Brunilda ka publikuar shpesh foto pranë së voglës në rrjete sociale, mirëpo portretin e saj ëngjëllor e ka zbuluar vetëm sot. Moderatorja ka realizuar një set fotografik për kopertinën e gazetës Living me të bijën në krahë, duke e prezantuar për herë të parë me publikun.