Të shtëna me armë, një person mbetet i plagosur.

76

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të shtunës në Vlorë, i qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit “Ali Demi”, pas një konflikti mes disa personave. Konflikti ka nisur fillimisht brenda lagjes “28 nëntori” dhe më pas palët e përfshira janë përleshur në rrugë. Nuk ka ende informacion mbi numrin e personave të përfshirë.

I plagosuri, i cili mësohet se është një i ri nga Vlora, është dërguar në spital me ambulancë. Ai është jurist në shërbimin e provës, çka ngre dyshime që ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën.

Fillimisht i plagosuri është qëlluar me qytën e pistoletës, pastaj me plumb. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë, e cila është tentuar të përdoret nga një tjetër person i përfshirë në ngjarje. Gjithashtu janë gjetur edhe dy gëzhoja pistolete 9mm. Policia ka arritur identifikojë autorin e plagosjes, por nuk ka mundur ende ta ndalojë.