Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Ky institucion të europianizohet…

77

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kantieri i ndërtimit të Godinës Qendrore të Arkivave të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Durrës është gati. Rama shton se ndërkohë po digjitalizohen regjistrat të cilët do të jenë online me indekse e kode në një format unik kombëtar, dhe çdo e dhënë për çdo mjet e për çdo drejtues mjeti, do të jetë e paprekshme dhe e pafalsifikueshme.

Postimi i Ramës

GATI EDHE KANTIERI i ndërtimit nga themelet të Godinës Qendrore të Arkivave të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Durrës! Në ndërkohë po digjitalizohen regjistrat e bërë kapicë pa asnjë lloj mirëmbajtjeje në 30 vjet, të cilët do të jenë online me indekse e kode në një format unik kombëtar, dhe çdo e dhënë për çdo mjet e për çdo drejtues mjeti, do të jetë e paprekshme dhe e pafalsifikueshme

DPSHTRR po punon të ofrojë shërbime me kushte optimale që përfundimisht ky institucion të europianizohet nga A-ja tek Zh-ja, duke unifikuar praktikat europiane dhe duke i kthyer lejedrejtimin dhe regjistrimin e mjeteve rrugore në Shqipëri në shërbime të besueshme e të pranuara ndërkombëtarisht kudo #ShqipëriaqëDuam