Presidenti Meta tregon se ku po i kalon pushimet (Foto)

232

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ti kalojë pushimet duke eksploruar Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se po përjeton një lumturi shumë të madhe në Pilur të Himarës, me pamjen e mrekullueshme të kështjellës.

Shumë i lumtur të jem sot në Pilur të Himarës, në këtë kështjellë të pamposhtur të patriotizmit dhe simbol të bukurisë natyrore shqiptare, për të vlerësuar Kapedanët e Bregut dhe Luftës së Vlorës, por dhe disa nga emblemat e polifonisë sonë të mrekullueshme, shkruan Meta.