Gabimi që bëjmë me lëkurën para dhe pas plazhit.

251

Na presin edhe disa javë me diell dhe temperatura të larta. Thënë kjo që ditët e plazhit nuk kanë mbaruar ende. Sigurisht që një koktej buzë detit, rrezet e diellit dhe lëkura e nxirë janë gjithë çfarë kemi nevojë, deri në momentin që kujtohemi se lëkura është në gjendjen e saj më të keqe, ndonëse mund të mos e kuptojmë.

E dimë që tingëllon klishe, por na duhet të përsërisim se shpëtimi ynë i vetëm gjatë ditëve me rreze të nxehta është një dhe vetëm një: hidratimi.

Parandalimi është më mirë se kurimi, thonë mjekët dhe kanë të drejtë. Baza për një lëkurë të shëndetshme nis me parandalimin e tharjes së lëkurës. Aplikimi i kremrave që kanë efekte qetësues dhe parandalues dehidratimi është një hap i rëndësishëm.