Flet mikesha e të ndjerit Xhino: Dy ditët e fundit në spital ndryshoi…

87

Xhino Koça është 29 vjeçari me portretin e qeshur, i cili dy ditë më parë vendosi ti jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës. Ai ishte djali stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.

Në një intervistë për “abcnews.al”, mikesha e tij e ngushtë, Ingrid Kau tregon se Xhino ishte mjaft miqësor dhe aspak i mbyllur në vetvete. Por përgjatë ditëve të fundit ai kishte nisur të tregonte një sjellje më të distancuar me miqtë e tij, duke kthyer mesazhe më shkurt se zakonisht.

Unë kam qenë kolege në disa punë me Xhinon dhe shokë ndër vite. Dhe kurrë nuk ma ka dhënë përshtypjen e një njeriu me probleme dhe as me depresion apo luhatje humori siç po përshkruhet në disa artikuj. Përkundrazi ishte shumë solar dhe gjithmonë me energji pozitive dhe ndonjë shaka për të hedh.

Thonë që dy ditët e fundit kishte ndryshuar. Nuk po kthente më mesazhe apo nuk po shkruante më aq gjatë sa zakonisht. Xhino mbahej për mesazhe të gjata, ishte më i miri dhe në emaile dhe nuk përtonte të shkruante. Por dy ditët e fundit ishte mbyllur në vetvete, kishte gjendje ankthi sepse nuk mbushej dot me frymë dhe kishte kapur frika në spital, tregon mikesha e 29 vjeçarit.

Të shtunën ishte shtruar. Akoma nuk kishte mbushur javën. Por ai spitali e ndryshoi totalisht. Po merrte oksigjen sepse nuk mbushej dot me frymë. Nuk kam folur që të kem vënë re diçka. Por kishte folur me njerëz të ndryshëm. Ama Xhino nuk ishte as tipi depresiv, as që bënte diçka të tillë. Prandaj nuk arrij ta besoj dot. Mami i tij ishte testuar dhje kishte dalë negative. Për të tjerët nuk kam dijeni, shprehet ajo.