Mali i Zi nesër hap kufirin për disa shtete, ndër to dhe Shqipëria.

253

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë, Boban Mugosha. Ai theksoi se kufijtë do të hapen vetëm për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë. Ky vendim hyn në fuqi prej ditës së nesërme 15.08.2020. Mugosha tha se gjendja epidemiologjike në këto vende po përmirësohet. Sot do të përcaktohen mënyrat si do të hyet në Mal të Zi. Ky vendimi vjen pas kërkesave dhe presioneve të komunitetit të turizmit.