Reagon ashpër mjeku Tritan Kalo: O politiqenër…

111


Mjeku i njohur Tritan Kalo ka sërish dy fjalë për politikanët. Ai është kapur sërish me ta të cilër i quan  “politiqenër”.

Kalo me ironi shkruan se cilat janë testet që sipas tij duhet të kryejnë ata, për të qenë të denjë për kandidatë për deputet.

“KOHË KOVIDIANE….KUJDES dhe PËRKUJDES ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Sars-Cov2/Covid-19 është i pranishëm kudo dhe rreziku i infektimit prej tij mjaft i lartë.…KJO DUHET TË MBETET KRYEFJALA e këtyre muajve….Keni kurdoherë besim në mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë…..Mqse u yshta nga lajmet e kësaj mbrëmje të 12 Gushtit 2020, doja të bëja një SUGJERIM nga eksperienca jetësore e profesionale e këtyre 30 viteve të pas 31 Marsit 1991….

Në këtë fushatë parazgjedhore,  përpos testeve të propozuara për Drogë, Alkool, Bixhoz, emrat e Tre shokëve të Gjimnazit apo Universitetit, Anëtarësinë në PPSH, Bashkpunues i Sigurimit të Shtetit, Dëshmi penaliteti për brënda e jashtë vendit, etj., a duhen përfshirë edhe TESTET e mospasjes së veseve të mirëevidentuara e ulëritëse të POLITIQENËRVE tanë të “DEMON-KRACISË” si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia apo ai i “gëlltitjes së një luge çorbe të qelbur nga Shërbimet e huaja”, në KRITERET BAZË për pranimin e kandidatëve të Djathtë apo të Majtë në “Parla-pa-mentin tonë Demon-kratik”?!?!….

BANORËT e Rolling Hills, të Vilave në Gjrin e Lalzit apo të Blloqeve të tjera me vila qindra-mijra eurosh përrreth Tiranës a në Bregdet, DUHET së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë e tyre” nga veset e mësipërme….Vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të VIRGJËRISË POLITIKE” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë NUKU janë treguar ndërkohë, SORRY!….Unë vetë NUKU kam as më të voglën dromëz besimi…..Quos vadis Shqipëria ime”, shkruan Kalo.