Gjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim.

51

Një person është gjetur i pajetë këtë të enjte në rrugën Ndre Mjeda. Policia thotë se ai ishte roje në një pallat në ndërtim, ku edhe është gjetur, në sheshpushimin e katit të dytë.

Policia thotë se bëhet fjalë për një person 50 vjeç, e identifikuar tashmë dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.