E trishtë, ndahet nga jeta papritur muzikanti i njohur shqiptar

103

Muzikanti korçar, Ilir Tasellari është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare. Tasellari kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë betejën ndaj së cilës nuk mundi ta fitonte.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë shprehur hidhërimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të muzikantit korçar. Këngëtari Devis Xherahu bëri të ditur lajmin e ndarjes nga jeta të Tasellarit me një postim prekës.

“Nuk dua ta besoj qe ti u largove kaq shpejt,buke e vjeter, kemi ndare kaq aktivitete dhe festa familjare bashke, kaq ore provash per tu bere keta qe jemi sot,Lamtumire miku im Ilir Tasellari.. jam i bindur qe ti do prehesh ne paqe..”, shkruan Xherahu në postimin e tij.