Aksidentohet djali i presidentit Hashim Thaçi, dërgohet në spital.

264

Djali i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Endriti ka pësuar një aksident automobilistik. Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Endrit Thaçi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, në momentin që është aksidentuar në rrugën Prishtinë Ferizaj.

Aksidenti u shënua rreth orës 05:25 të mëngjesit, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu. Aty u përfshinë tre automjete. Endrit Thaçi është dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është kthyer në banesën e tij.

Një tjetër person i përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur dhe ndodhet ende në spital. Identiteti i tij nuk dihet. Po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.