Rike Roçi kujton të shkuarën e hidhur: Kalova kanalin e Otrantos…

239

Rike Roçi, një nga vajzat më të komentuara të showbizit, përmes një postimi në rrjete sociale ka kujtuar largimin e saj nga Shqipëria drejt Italisë përmes kanalit të Otrantos.

Rike tregon se para 25 vitesh është futur ilegalisht në Itali, duke udhëtuar me një varkë, që ka kaluar në kanalin e Otrantos dhe gjatë gjithë kohës shtrëngonte dorën e motrës.

Histori e shkurtër 25 vjet më parë, nga Shqipëria kalova në kanalin e Otrantos në mënyrë të paligjshme si një emigrante e vogël me gjithë familjen time… Unë mbaja dorën e motrës time fort nga frika e detit të thellë dhe errësirës… Sot pas 25 vjetësh u ktheva me familjen time duke kujtuar atë udhëtim kaq të frikshëm… Por që më bëri të kuptoj se ia vlente dhe se falë këtij udhëtimi, edhe pse ilegalisht dhe plot frikë, sot jam këtu si turist në një varkë me familjen time. Më pëlqen jeta ashtu siç e kam dashur gjithmonë, e lumtur dhe e shëndetshme… E dua Italinë dhe nuk do të ndalem kurrë së falenderuari, është vendi që më ka dhënë gjithçka, tregon Rike.