Renditja e Shqipërisë për cilësinë e kujdesit shëndetësor në Europë.

271

Është e rëndë ajo që thotë një raport nga portali më i madh global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Sipas raportit Shqipëria është vendi i parafundit në Evropë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor për gjysmën e parë të këtij viti.

Shqipëria ka marrë 51.33 pikë nga 100 në total dhe lë pas vetëm Hungarinë në Evropë.

Indeksi i Kujdesit Shëndetësor përfshin vlerësimin për cilësinë e përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, specialistëve, pajisjeve, stafit, mjekëve dhe kostos së shërbimit shëndetësor.

Në të gjithë komponentët të marra së bashku, Shqipëria ka një cilësi të dobët në sistemin shëndetësor. Vendet e rajonit, si Greqia dhe Serbia janë renditur më lart së Shqipëria.