Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin.

286

Një tjetër qytet në Shqipëri nuk është i kënaqur me emrin që ka dhe do të rikthehet në lashtësi. Pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Urës Vajgurore vendosi për ndryshimin e emrit të qytetit në Dimal.

Një nismë e tillë është marrë edhe në Sarandë ku janë intelektualët që kërkojnë ndryshimin e emrit të qytetit bregdetar në Jug të vendit duke er quajtur siç quhej në lashtësi, Onhezmi. Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412). Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve. Më parë, në lashtësi ku dhe është përmendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi.

Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një ere juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet dhe kuptimi i dyte është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.