Lady Gaga tregon hapur nga se vuan.

249

Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta është duke u përballur me probleme të ndryshme mendore.

Në një intervistë për Zane Lowe ajo kishte treguar se si kishte gjetur një ilaç që lufton këto dukuri, shkruan Daily Mail.

E kam shkruar një këngë në Chromatica, quhet 911 dhe bëhet fjalë për gjërat që un nuk mund të kem kontroll në to dhe më duhet që shpesh herë të meditojë, ka thënë ajo.

Sidoqoftë kjo nuk është hera e parë që ajo flet për këto lloj probleme, pasi të tilla i rrefeu edhe gjatë vitit 2017 në emisionin e Oprah Winfrey.