Koronavirusi në Kosovë, 11 viktima dhe 205 raste të reja në 24 orët e fundit

247

Kosovë

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raportojnë autoritetet shëndetësore atje, shifër që e çon në 365 numrin total të viktimave.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë realizuar 521 testime dhe janë konfirmuar 205 raste të reja. Në total, 10795 raste janë konfirmuar në Kosovë, prej tyre 4019 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 163 pacientë të shëruar, shifër që e çon në 6411 numrin total të personave që kanë kaluar tashmë Covid-19.