Kalaja e Rozafës e boshatisur nga vizitorët.

234

Kalaja e Rozafës, një nga pikat kryesore turistike në Shkodër që tërhiqte një numër të konsiderueshëm vizitorësh, këtë vit është vizituar vetëm nga 20% e numrit të vizitorëve që e vizitonin normalisht.

Kurrë më parë rrugicat dhe sheshet e Kalasë së Rozafës nuk kanë qenë kaq të boshatisura. Mungojnë jo vetëm grupet e turistëve, por edhe ekskursionet e organizuara nga shkolla të ndryshme nga i gjithë vendi.

Izolimi i plotë nga pandemia, si dhe masat dhe frika e tanishme nga infektimi me Covid-19 ka bërë që ky monument historie dhe kulture të mos përjetojë interesin që meriton.

Këto ditë numri i vizitorëve rritet kryesisht ditëve të diela kur hyrja në kala është falas dhe natyrisht që mes vizitorëve dominojnë ato nga Kosova.