Dy mjekë, babë e bir humbin jetën nga Koronavirusi.

72

Dy mjekë në Florida, baba e bir, kanë humbur jetën nga Koronavirusi. Carlos Franciso Vallejo i cili ishte 57 vjeç, mendohet se ishte infektuar nga një prej pacientëve të tij. Më pas ai ka infektuar dhe pesë anëtarët e familje mes tyre dhe të atin, Jorge Vallejo.

57 vjeçari punonte në linjat e frontit me deri në 76 pacientë dhe kujdesej për të moshuarit që ishin në tre azile pleqsh. Ai punonte si shef pavijoni në këtë spital.

Babë e bir ishin shtruar në spital që me datë 27 Qershor dhe fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me Koronavirusin, duke lënë një boshllëk të madh në jetën e familjarëve dhe jo vetëm.