COVID-19 i merr jetën përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër.

62

Safet Morina, efektivi i uniformave blu në policinë e Shkodrës ka ndërruar jetë ditën e sotme pas infektimit me COVID-19.

Ai ndodhej i intubuar në Tiranë dhe nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin që po merr jetë njerëzish në vendin tonë prej muajsh.

Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.