Shifrat e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

308

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 125 raste të reja. Gjithsej Shqipëria numëron 6536 të infektuar.

Sa i përket 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19 ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Në dy spitalet COVID po trajtohen 122 pacientë, nga të cilët 19 janë në terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379 që nga fillimi i epidemisë.