Sherr mes kushërinjve, plagosen me mjete të forta.

254

Dy të rinj, kushërinj mes tyre janë konfliktuar me njëri tjetrin me mjete të forta, ku kanë marrë dhe lëndime. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rremenj të Pogradecit, ndërsa kushërinjtë banonin me shtëpitë afër mes tyre.

Si pasojë e sherrit mes tyre me mjete të forta, të dy personat kanë marrë plagë në trup. Njëri prej tyre është plagosur në kokë dhe tjetri në këmbë.

Sipas burimeve një prej kushërinjve vuan nga probleme të shëndetin mendor por janë ende të paqarta motivet e sherrit mes tyre që çoi në plagosjen e dy të rinjve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të sherrit mes dy kushërinjve.