Rikthimi i rasteve me koronavirus, mbyllen çerdhja dhe kopshti.

42

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare vetë bashkia e cila njofton se mbyllja po bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione.

Për shkak të rikthimit të rasteve me Covid në territorin e bashkisë Pukë pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor çerdhes Nën Tereza dhe kopështit Erjola Lluka në qytetin e Pukës, njofton bashkia.