Kurrë mos thuaj kurrë, 103 vjeçarja realizon ëndrrën e saj.

70

Një 103 vjeçare që kishte kaluar gjithë jetën duke u kujdesur për familjen, i ka dëshmuar botës se kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat.

Dorothy Pollack, që ka mbushur 103 vjet në qershor, po kalon ditët duke kompletuar listën e dëshirave. Aventura e saj e parë? Të bënte një bretkosë tatuazh një gjë të cilën e pëlqen më tepër sesa birrën dhe hamburgerët.

Më 16 qershor ajo festoi ditëlindjen e saj në shtëpinë e kujdesit në Muskegon Michigan ku kishte kaluar muajt në izolim gjatë pandemisë.

Pak javë pasi është liruar nga shtëpia e kujdesit, Pollack ka vendosur të bëjë tatuazhin.Kam qenë shumë e emocionuar, pasi para disa viteve nipi im ka dashur që unë të bëjë një tatuazh. Unë nuk doja. Papritmas vendosa se dua këtë. E doja një tatuazh të bretkosës, pasi i dua bretkosat”, ka thënë Pollack.