Ceremoni festive në kohë pandemie, gjobiten subjektet.

229

Teksa vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19 janë evidentuar tre raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Mësohet se janë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.