Mbyllet drejtoria arsimore, drejtoresha pozitive me COVID-19.

90

Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan. Burime bëjnë me dije se drejtoresha ka rezultuar pozitiv me COVID-19 teksa mësohet se i gjithë stafi është karantinuar.

Ky qytet ka pasur 19 raste të reja ditën e djeshme ku mes tyre i infektuar është edhe një ekonomist i njohur që ka një studio në qendër të qytetit.