Kejsi flet për planet e dasmës me Stresin.

61

Marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit është nga ato që pavarësisht shumë ulje ngritjeve që ka pësuar vazhdon të qëndrojë e fortë. Momentalisht ata qëndrojnë në distancë pasi jeta dhe puna e Kejsit është në Kanada.

Kejsi ka realizuar një video ku i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve dhe siç pritej, shumë prej tyre ishin për lidhjen me Stresin. Ajo ka folur për dasmën dhe la të kuptohet se ka qenë në planet e çiftit por pandemia bëri të vetën.

Normalisht tani jemi në kohë pandemie kështu që nuk besoj është koha e përshtatshme për një dasmë. Prandaj nuk di çtë them se ne jemi akoma në faza karantimi këtu. Por di të them që kur të ketë dasmë unë dua dasmë shumë të madhe.