Fjoralba Ponari nuk kursen fjalët ndaj komentueses.

635

Të mos shtosh kilogramë, sidomos gjatë muajve të verës, është e vështirë për këdo. Por duket se personazhet e njohur për publikun janë ata që thumbohen më shumë pasi çdo foto apo video që publikojnë nuk kalon pa komente në lidhje me pamjen fizike.

Një ndër to është edhe moderatorja e njohur Fjoralba Ponar, e cila nuk është kursyer ndaj komentueses që i tha se është shtatzënë.

Për njerëzit si ti, lutem. Ndoshta ai barku që shikon ti është sepse ajo goca aty mund të ketë shtuar dozën e bukës, ndoshta stresi, ku e di ti që ajo se ka humbur një fëmijë apo ndoshta nuk bën dot kurrë fëmijë dhe merr shkrime të kësaj natyre nga njerëz si ti pa dy pare mend. E kupton sa injorante dhe insensitive është ajo që ke shkruar? Boll dolët në konkluzione mbi mitrën e tjetër kujt.