Estela Ujka tregon sa paguhen blogeret shqiptare për një postim.

60

Të qenit blogere është kthyer në një profesion fitimprurës edhe në Shqipëri. Siç na pëlqen të pyesim për rrogën. Ndonëse shifrat për influencerat e huaja janë lehtësisht të gjetshme në internet, për ato shqiptare ka qenë Estela Ujka ajo që na ka shuar kureshtjen.

Ajo ka treguar se nëse kanë deri në 50 mijë ndjekës, pagesa për postim është deri në 200 euro. Ndërkohë që nëse kanë më shumë se 100 mijë ndjekës pagesat shkojnë deri në 300 deri 500 euro për postim.

Gjithsesi duhet pasur gjithnjë parasysh që gjithçka varion nga numri i ndjekësve, origjina dhe vërtetësia e tyre, si dhe mënyra se si personazhi e reklamon produktin.