Ulliri i bardhë, varieteti i veçantë i ullirit.

61

Leucocarpa e njohur edhe si leucolea është një larmi e rrallë ulliri që gjendet kryesisht në jug të Italisë në rajonin e njohur historikisht si Magna Graecia ose Greqia e Madhe.

Ajo e derivon emrin e saj nga fjalët Greke e bardha (leucos), ulliri (elaea) dhe farë (carpos, leucocarpa ose leucolea ulliri karakterizohet kryesisht nga forma e saj e vogël.

Por gjatë procesit të pjekjes, frutat e tij marrin një ngjyrë delikate të fildishit ose e perlave të bardha. Ekspertët pohojnë se kjo farë e veçantë me shumë mundësi, u shfaq në jug të Italisë gjatë viteve të kolonizimit Grek të gadishullit Italian dhe Sicilisë.

Kjo pemë unike ulliri të bardhë është pjesë e familjes më të gjerë të ullinjve, të njohur për botën shkencore si olea Europea që do të thotë ulliri europian.

Jugu i Italisë nuk është i vetmi vend ku prodhohet ky varietet, ai ekziston në një lloj të ngjashëm në Greqi, por ato janë mjaft të rralla, por edhe në disa zona përgjatë brigjeve mesdhetare të Afrikës veriore dhe përgjatë gjithë perëndimit në brigjet e Atlantikut të Portugalisë.

Sidoqoftë, produktet e tij nuk eksportohen në mënyrë të organizuar dhe sistematike. Leucocarpa është përdorur tradicionalisht në shekujt e kaluar nga komunitetet e Mesdheut kryesisht për qëllime fetar pasi ngjyra e saj e bardhë u bë sinonim me pastërtinë.