Rudina Hajdari publikon foton me vajzën nga aeroporti (Foto)

70

Deputetja e re Rudina Hajdari nuk ngurron asnjëherë që të japë mesazhe sensibilizuese për shqiptarët. Këtë herë ajo ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me vajzën e saj, Sihana nga aeroporti.

Të dyja nënë e bijë shfaqen të përqafuara në krahë të njëra-tjetrës dhe me maskën të vendosur, ndërsa Hajdari i bën thirrje të gjithëve të kujdesen për veten dhe njëri-tjetrin.

Mendjet dhe zemrat tona janë me çdo person të prekur me COVID-19 që po kalon kohë të vështirë dhe me familjarët që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, shkruan deputetja krahas fotos.