Pipero tregon nëse duhet kufizuar ardhja e turistëve në Shqipëri.

272

Me fillimin e sezonit turistik mijëra shqiptarë të Kosovës u dyndën në bregdetin shqiptar ashtu si çdo vit.

Edhe pse rreziku i përhapjes së koronavirusit është i madh, përsëri u vu re një fluks i madh turistësh nga Kosova.

Si në Kosovë edhe në Shqipëri shifrat e rasteve të reja ditore me cOVID-19 janë të larta ndaj kjo ka hapur edhe një debat të madh në lidhje me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë që duan të frekuentojnë bregdetin tonë.

Për mjekun Pëllumb  Pipero, kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës.

E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet ti këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli tha Pipero.