Michelle Obama tregon hapur nga se vuan.

353
LONDON, ENGLAND - APRIL 22: Prince Harry, US President Barack Obama, First Lady Michelle Obama and Prince William, Duke of Cambridge pose as they attend a dinner at Kensington Palace on April 22, 2016 in London, England. (Photo by Chris Jackson/Getty Images)

Në edicionin e dytë të postcast-it të saj ish-zonja e parë Michelle Obama, reflektoi mbi ndryshimet që familja e saj dhe të tjera familjeu është dashur të përballen, si rezultat i pandemisë.

“Unë e di që po përballem me një lloj depresioni të gradës së ulët”, tha ajo. “Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të mosmarrëveshjeve raciste dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese.” referuar administratës së Donald Trump.

Obama shprehet se e ka ndjerë ndikimin dhe në gjumin e saj. Ajo thotë se zgjohet në mes të natës, sepse “shqetësohet për diçka, ose ka një rëndim.”

“ndjejnë, ku thjesht nuk e ndjen veten dhe ndonjëherë…ka patur një javë apo më shumë, ku unë duhej të dorëzohesha në këto emocione dhe mos të isha aq e ashpër me veten, tha ajo.

Obama tha se protestat “Black Lives Matter” dhe trazirat e vazhdueshme që kanë “pllakosur vendin” gjithashtu kanë ndikuar në gjendjen e saj shpirtërore.

“Më duhet të them, që të zgjohem me lajme se si administrata ka reaguar ose jo, me lajmet se si një njeri me ngjyrë po dehumanizohet, po lëndohet e vritet dhe po akuzohet padrejtësisht për diçka, është e lodhshme. Më ka bërë të ndjej një peshë, që nuk e kam ndjerë prej kohësh në jetën time”, tha ajo.

Në bisedën me ish-prezantuesin e NPR, Michelle Norris, ish-zonja e parë tha se gjatë kohës së familjes së saj në Shtëpinë e Bardhë, të cilën ajo e përshkoi si “jashtë normës së një jete të rregullt”, ishte e rëndësishme t’i përmbahej orareve dhe është diçka që ajo e ka përdorur edhe gjatë pandemisë, sidomos gjatë mbylljes.