Presidenti Meta pret ambasadorin e ri italian në Shqipëri

140

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të enjte është takuar me ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi.

Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së tij shumë të rëndësishme në Tiranë, Presidenti Meta vlerësoi se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendin tonë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik.

Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z.Fabrizio Buçi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së Tij shumë të rëndësishme në Tiranë, vlerësova se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë. Mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri.