Moti e martë, 10 Dhjetor 2019

136

Sipas MeteoAlb: Edhe kete te marte mbetemi në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë me vranësira dhe reshje në të gjithë vendin, ku në zonat malore do të ketë rreshje dëbore.

 

Ndersa pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të kushteve të motit në zonat e ulta por reshjet vijojne në zonat lindore.

 

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por do të pësojnë rënie të lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 15°C.

 

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

 

Vendet e Rajonit paraqiten me vranësira të dendura dhe rreshje shiu. Po ashtu kushtet atmosferike të paqëndrueshme do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke diktuar mot me vranësira dhe shira.

 

Por në vendet e Europës veriore dhe lindore do të ketë reshje të dendura dëbore. ndersa kthjellimet mbizoterojne Gadishullin Iberik.