Rezarta Shkurta ka përgjigjen e duhur për të gjithë gojët e liga që e pyesin vazhdimisht për paratë

346

Edhe pse u bënë disa vite që nuk e shikojmë më në skenë, Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në vend.

Mamaja e Herës bukuroshe, e cila ka ‘’braktisur’’ prej kohësh mikrofonin për t’u zhytur në një tjetër dimension të artit, atë të fotografisë, është gjithmonë e pranishme në studio televizive, shtypin e shkruar, por edhe portale.

E për këtë duhet të ”falënderojë” a ”fajësojë” stilin e saj të jetesës, projektet e bukura që realizon dhe udhëtimet luksoze.
Jo më larg se 1 javë ajo zgjeroi biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe kaq mjaftoi që ndjekësit ta pyesnin, ndoshta për të qindtën herë radhazi se ku i gjeti lekët për të.

Ndonëse Rezarta në rrjetet sociale e pasqyron qartë punën e saj, ka ende persona që dyshojnë.
“Me çfarë lekësh e ke hap kompaninë?”- e pyet një ndjekës në Instagram.

Një gjë është e sigurtë, jo me lekët e tua. Për të gjithë ata që kanë pyetje tendencioze si e juaja, është e vetmja punë që s’kushton shumë ta hapësh, por ta mbash, dhe për t’u mbajtur, do talent që ta jep vetëm zoti.”- i përgjigjet këngëtarja duke mos lënë vend për replika