VIDEO/ Të rinjtë i prishin ceremoninë Ramës dhe Veliajt në sheshin “Skënderbej”

439

Një grup të rinjsh te organizatës ‘Rezistenca Rinore’ i kanë bërë një surprizë të hidhur mbrëmjen e sotme Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të cilët ishin bërë bashkë për të ndezur dritat e pemën e Vitit të Ri në sheshin ‘Skënderbej’.

Të rinjtë reaguan ndaj Ramës e Veliaj për keqpërdorimin e parave publike ne raste fatkeqësish natyrore.

Ata kishin zgjedhur një simbolikë të veçantë.

Në momentin kur Bashkia Tiranë po ndizte dritat e pemës së fundvitit, të rinjtë me një pankartë në formën e bredhit, ku ishin pamje nga rrënimi i banesave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të rinjtë kanë shoqëruar ceremoninë e Ramës e Veliajt me thirrjen ‘nuk është koha për zbukurime kur ka shkatërrime’.

Ndërsa prishën qetësinë e tij, Rama urdhëroi gardën që të largonte të rinjtë nga sheshi.