Pas tërmetit, çadra është sofra e “ngrohtë” për festat e fundvitit

111

“Unë dua të një shtëpi dhe të jem e sigurt”

Kjo është dëshira e fëmijëve në Thumanë këtë fundvit. Por këtë herë dëshira nuk i drejtohet babagjyshit, por qeverisë.

Viti i ri me gjasë i gjen në cadër, aty kanë vendosur pemën që i ka shpëtuar tërmetit, por ajo është bosh..

Për banorët, banesat e të cilëve janë dëmtuar, qeveria ka menduar tu japë strehim në Tiranë. Disa prej tyre e konsiderojnë si zgjidhjen e duhur, kurse të tjerë nuk pranojnë të largohen.

“Jemi shumë dakord me këtë pjesë”

“Dakord jemi, nuk kemi ku të shkojmë”

“E pranoj, atje ku të shkojnë të gjithë do shkoj dhe unë”

“Unë kam një lopë, kam disa pula dhe nuk mund ti lë”

“Unë nuk largohem që këtu. Çunin që e kam të ndarë le të ikë, unë nuk iki”

Reshjet kanë shtuar edhe vështirësitë e të jetuarit në çadër.

“Çfarë ka rënë andej më ka rënë këtu”

“Dyshekët janë të njomë me ujë”

“Ftohtë është”

Përtej sfidave të tërmetit me të cilat duhen të përballen zonja e familjes Lleshi prej 10 vitesh është e paralizuar.

Banesa e tyre që pas tërmetit të shtatorit është  shpallur e pabanueshme, ndaj ata janë vendosur në këtë barakë,  ndërkohë që lëkundjet e 26 nëntorit e kanë rrënuar atë plotësisht.

“Shtëpi për mua nuk gjendet, se unë jam e paralizuar prej 10 vitesh”

Pavarësisht asaj që kanë kaluar, zgjidhejn e problemit të tyre e shohin te qeveria.