Makina përplas për vdekje 36 vjeçarin dhe ikën nga vendngjarja

148

Një aksident I rëndë është shënuar në lagjen numër 15 të qytetit të Durrësit.

Bëhet e ditur se një 36 vjecar që lëvizte me biciklete është përplasur me një makinë tip ford focus.

Për fat të keq shtetasi që lëvizte me biciklete i identifikuar me inicialet E.H. nuk ka mundur ti mbijetojë kësaj përplasje të fortë.

Ndërkohe policia po punon për të kapur drejtuesin e mjetit që u largua nga vendi I ngjarjes.