Hetimet e tërmetit, Kryeprokurori i shqipërisë: Përgjegjësia nga ndërtuesi tek zyrtari

102

Kryeprokurori i Shqipërisë, Olsian Çela, një ditë pas marrjes së detyrës me mandat 7-vjeçar, ka nisur hetimin nga Durrësi në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit. Në një prononcim për mediat, ai tha se rezultatet do të jenë të prekshme shumë shpejt.

“Prokuroria e Durrësit po kryen hetimet. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Ne i japim mbështetjen maksimale me qëllim koordinimin dhe të gjitha kushtet për të siguruar një hetim të shpejtë dhe eficent dhe për ti dhënë përgjigje rasteve të cilat jemi të njohur. Jam i kënaqur me atë që dëgjova.

Prokurorët janë të motivuar dhe shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Ka njerëz që kanë shkelur ligjin dhe shumë kanë humbur jetën. Përgjegjësia do të shkojë atje ku është, qoftë tek ndërtuesi qoftë tek zyrtari. Nuk do ketë hezitim për asnjë rast”.