Ambulanca përmbyset në kanal, plagoset infermierja dhe pacienti

210

Një autoambulancë e spitalit të Beratit ka përfunduar në kanal në aksin rrugor Ura Vajgurore-Berat.

Më konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Otllak, pas përplasjes së autoambulancës me një mjet trajler me targa bullgare I cili furnizonte një pulari në Berat.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar drejtuesi I autoambulancës, infermierja dhe I sëmuri që ndodhej brenda në mjetin spitalor.

Tre të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut.

Ndërkohe policia po punon për zbardhjen e aksidentit.